Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë takimit me bizneset u kërkoi atyre që të fillojnë dhe të prodhojnë energji diellore.
Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se tani është koha që biznesmenët t’i bihen lapsit që të investojnë për të prodhuar energji.
“Dëshiroj të theksoj nevojën që të nxisim kalimin e konsumit energjetik dhe biznesi mund ta paraprijë. Me burim energjinë diellore. Është koha për t’i rënë lapsit të gjithë që investimet për të prodhuar energji në fabrikë të pranohen nga shteti si investime që duhet të përkthehen në shkëmbim energjie në rrjet. Nuk e ka shpikur akoma bota formulën sesi mund të futen në rrjet të gjithë megavatët e kilovatët që prodhohen nga energjia diellore e një subjekti privat”.
“Ne jemi të hapur që të konsiderojmë instrumenta incetivues për t’i bërë këto investime. Nuk dëshiroj të hedhim ide që nuk janë të koladurua, por i mirë presim të gjitha idetë nga ju për sesi mund në që të lehtësojmë investimet, duke e harruar plotësisht shkëmbimin e energjisë. Kjo nuk mund të ndodhë është teknikisht e pamundur. Ne nuk mund të bëjmë dot aventura të tilla”, u shpreh Rama.