image Rama tregon zgjidhjen për qentë endacakë: Do t’i ushqejmë që mos të na sulmojnë

Sociale

Rama tregon zgjidhjen për qentë endacakë: Do t’i ushqejmë që mos të na sulmojnë

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për problemin e qenve endacakë në kryeqytet, duke thënë se duhet trajtim serioz.

Rama ka thënë se gjithë këtë kohë ka mësuar shumë rreth qenve, dhe thotë se problemi mendohet të zgjidhet duke i ushqyer qentë endacakë, që mos t’i sulmojnë qytetarët, pasi që sipas tij, qentë e ushqyer nuk sulmojnë.

 “Intervenimi që kemi marrë që kemi shtuar pikat prej pesë deri në 23 dhe është organizata që i ushqen çdo ditë. Është e studiuar se nëpër zonat ku qentë faktikisht janë ushqyer nuk kanë sulmuar, domethënë nuk sulmojnë. Ato zona janë të sigurta”, tha Rama në T7.

I pari i kryeqytetit tha se i vjen keq për ata që janë sulmuar nga qentë.

“Më vjen keq për të gjithë personat që sulmohen. Kjo çka jemi duke e bërë është për të menaxhuar problemin e qenve. Nuk mundemi me dal me i mbyt qentë, ajo është joligjore”,  shtoi tutje ai.

/GazetaSinjali/