image Rama tregon se në Samitin e NATO-s kanë diskutuar edhe rreth asaj nëse Rusia e tenton rajonin përmes Serbisë e Dodikut

Shqipëri

Rama tregon se në Samitin e NATO-s kanë diskutuar edhe rreth asaj nëse Rusia e tenton rajonin përmes Serbisë e Dodikut

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar se çka është diskutuar në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s që u mbajt sot virtualisht për agresionin rus në Ukrainë.

Rama tha se janë diskutuar edhe nëse Rusia mund të hyjë në rajonin tonë, duke e përdorur Serbinë, apo Republikën Srpska në krye me Milorad Dodik në Bosnje e Hercegovinë.

“Pastaj sa Rusia mund të hyjë deri këtu në rajonin tonë dhe mund përdor përpara se Serbinë, Republikën Srpska në Bosnje apo të tjera forca proruse, kjo është gjëja për t’u parë, të gjitha gjërat janë diskutuar sot. Mos harroni se Ballkani i Hapur është shumë më tepër se sa një projekt lokal, Ballkani i Hapur është një projekt i mbështetur shumë fort në SHBA-të”, tha Rama në konferencën e jashtëzakonshme që u mbajt pak momente më parë.

/GazetaSinjali/