image Rama tregon kur do të mbahet takimi i radhës, dëshiron që prezente të jetë edhe Kosova

Kosovë

Samiti/ Rama tregon kur do të mbahet takimi i radhës, dëshiron që prezente të jetë edhe Kosova

news image

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një konferencë për media nga Samiti i Ohrit, ka treguar se më 21 dhjetor do të mbahet takimi i radhës në Durrës dhe i pranishëm do të jetë edhe përfaqësuesi i ri i Politikës së Jashtme të BE-së, Borrel.

“Ne u dakordësuam që më 21 dhjetor të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës dhe do të jetë edhe përfaqësuesi i ri i Politikës së Jashtme të BE-së, Borrel. Në Durrës, dua që edhe Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina të përfshihen, dhe Kosova të përfshihet me të drejta të plota dhe si e barabartë në këtë proces”, tha Rama.

Ai më tutje i ka pyetur kosovarët se nëse dëshironin që të vazhdonin pritjet ende në kufi apo të lëviznin lirshëm.

Sipas Ramës, ky nuk është “mini-Shengen”, por “Wester Balkan Schengen”, transmeton Gazeta Sinjali.

“Së katërti, një pyetje e thjeshtë do të ndihmonte qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë që kanë kaq vite që heqin të zitë e ullirit në kufi, do të donin të vazhdonin? Apo do të donin që njësoj si në gjithë Ballkanin Perëndimor edhe mes Shqipërisë dhe Kosovës të çelej kufirit për katër liritë e BE-së. Kjo nuk është një “mini-Shengen”. Mua nuk më konvenvon. Është Wester Balkan Schengen”, tha ai./Gazeta Sinjali/