image Rama tregon çka i tha inxhinieri para se të rrëzonin Teatrin

Rajon

Rajoni/ Rama tregon çka i tha inxhinieri para se të rrëzonin Teatrin

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për rrëzimin e Teatrit Kombëtar tha se diskutimi më i gjatë në histori ishte rreth tij.

Ai tha se në Tiranë kishte sjellur një mision shqyrtimi të gjendjes së godinës për të bërë restaurimin e godinës ‘sepse gjendja e saj ishte skandaloze’. Rama tha se në krye të misionit ishte një inxhinier që kishte ndërtuar shumë teatro dhe diskutimi me të kishte një konstatim të prerë.

“Diskutimi me të ishte me një fund shumë të prerë, ajo godinë nuk plotëson asnjë kusht për të qenë teatër. Standardet e skenës dhe mundësia për të pasur teknologji në skenë nuk i kishte”, tha Rama në T7, transmeton Gazeta Sinjali. 

Shembja e Tetrit Kombëtar është përcjellur me protesta dhe arrestime dje në Tiranë. /Gazeta Sinjali/