image Rama thyen heshtjen zgjedhore, kërkon që të votohet PS-ja

Shqipëri

Rama thyen heshtjen zgjedhore, kërkon që të votohet PS-ja

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thyer heshtjen zgjedhore në ditën e zgjedhjeve parlamentare, duke kërkuar që të votohet partia e tij, raporton Gazeta Sinjali.

“Voto 12PS. Shqipëria e ardhmja jonë”, ka shkruar ai mbi një video të realizuar nga fushata.

Sipas Ligjit për Zgjedhje në Shqipëri, deri në orën e mbylljes së votimit, nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të partive apo kandidatëve.

Në rast të shkeljes së këtij rregullit, për partitë politike është përcaktuar gjobë nga KZQ-ja me 500 mijë lekë e ndërsa për median, 2 milionë lekë dhe ankimi ndaj vendimit të KQZ-së për gjobën nuk pezullon ekzekutimin e saj./Gazeta Sinjali/