image Rama thotë se Shqipëria do udhëheqë Shengenin Ballkanik: BE kur të ketë nge do t'i hapë negociatat

Rajon

Rajon/ Rama thotë se Shqipëria do udhëheqë Shengenin Ballkanik: BE kur të ketë nge do t’i hapë negociatat

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Kongresi i Partisë Socialiste ka thënë Shqipëria i ka përmbushur detyrat e saj dhe se i takon Bashkimit Europian të angazhohet për hapjen e negociatave.

Shefi i qeverisë tha se Shqipëria ka qenë që në krye të herës nxitëse e kësaj nisme dhe do të vazhdojë të jetë udhëheqësse e procesit.

“Shengeni rajonal. Jemi që në krye të herës nxitës dhe do të jemi udhëheqës të këtij procesi. Përmes këtij procesi fuqizohet pozicioni ynë në rajon dhe Europë. Përmes këtij procesi fuqizojmë kandidaturën tonë për të qenë anëtar të BE. Nuk presim nga Europa asnjë dhuratë, detyra jonë është të bëjmë Europën këtu. Procesi i integrimit për ne është proces që na jep mundësinë të ecim më shpejt përmes instrumentave që na ofron”, citohet të ketë thënë fillimisht Rama.

Më tej, ai ka shtuar se nuk do të presin më se kur do të hapen negociatat, por që do të punojnë sikurse ato të ishin hapur.

“Na i hapin sot, nuk na i hapin sot, do të na i hapin nesër apo pasnesër negociatat, këtë e dinë të zotët të shtëpisë në BE. Ne nuk presim më as mars, as maj, as tetor, as dhjetor, asgjë. Po të duan ti hapin, po të duan mos ti hapin. Kur të kenë nge do t’i hapin dhe faleminderit që do të na i hapin. Mjaft më duke përgatitur dasma ku krushqit nuk paraqiten ditën e dasmës. Pavarësisht  se nuk na i kanë hapur kur na kanë thënë se do t’i hapin ne kemi vazhduar të punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë njësoj sikur të ishin hapur. Detyra jonë është ta bëjmë këtë për shqiptarët, Shqipërinë dhe fëmijët tanë”, ka përfunduar Rama./Gazeta Sinjali/