image Rama takohet me kryeministrin e Izraelit, flasin për sigurinë kibernetike

Shqipëri

Rama takohet me kryeministrin e Izraelit, flasin për sigurinë kibernetike

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkuar për vizitë zyrtare në Izrael këtë të diel.

Rama ka takuar homologun e tij izraelit, Yair Lapid, me të cilin ndau edhe fotografi në rrjetet sociale.

Mesh tjerash, Rama bëri të ditur se në takim është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit.

“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit”, ka shkruar Rama në Facebook.

Gjatë vizitës së tij pritet të takohet dhe me presidentin Isac Herzog, kryetarin e Kuvendit Mickey Levi dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu.

/GazetaSinjali/