image Rama takohet me Erdoganin, flasin për marrëdhëniet mes dy vendeve

Politikë

Rama takohet me Erdoganin, flasin për marrëdhëniet mes dy vendeve

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ku diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri Rama përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ku njoftoi se takimi është mbajtur në rezidencën e presidentit turk, në Marmaris.

“Ne folëm për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me COVID-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama. /Gazeta Sinjali/