Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke e vlerësuar si lajm të mirë, ka thënë se sulmi kibernetik ndaj e-Albania është zmbrapsur me sukses nga një “superskuadër” shqiptaro-amerikane.
“Lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane, se asnjë e dhënë nuk është fshirë, se shërbimet publike janë kthyer në punë! Vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurtë të agresorit”, ka shkruar Rama në Twitter.
Rama tha se detajet e sulmit kibernetik do të publikohen nga ekspertët, sapo të përfundojnë proceset e hetimit.
“E gjithë ngjarja do t’i raportohet publikut nga ekspertët, sapo të ndizet drita jeshile e përfundimit të proceseve shembullore që po kryhen nga superskuadra e angazhuar në këto operacione”, tha Rama.