image Rama shtyen përpara idenë e Mini-Shengenit, përkundër refuzimit nga liderët kosovarë

Kosovë

Shpërfillës/ Rama shtyen përpara idenë e Mini-Shengenit, përkundër refuzimit nga liderët kosovarë

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është bërë bashkë me kreun e Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në samitin e Ohrit për ta çuar përpara idenë e Mini-Shengenit.

Edhe pse marrëveshja është kundërshtuar vazhdimisht nga politikanët në Kosovë, pasi e konsiderojnë atë si një rikthim të ish-Jugosllavisë kjo nuk e shqetëson Ramën që të intensifikoj bashkëpunimin me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Madje Rama ka thumbuar nga Ohri hapur Thaçin, Mustafën të cilët e kundërshtojnë këtë ide.

Rama këtë iniciativë e përkrah me arsyetimin se nuk është ide për ndarje të Ballkanit Perëndimor por që ka për qëllim të vetëm, lëvizjen e lirë.

“Është e shkruar në dokumentin e Novi Sadit, nuk është ideja të ndajmë Ballkanin Perëndimor, që edhe ashtu është i vogël në dy pjesë më të vogla në këtë nisëm e cila për të gjitha ta të cilët janë pjesëmarrës të të gjitha proceseve që nga fillimi i procesit të Berlinit fare mirë mund ta kuptojnë. Ka vetëm një qëllim, vetëm lëvizjen e lirë në të gjithë Ballkanin Përëndimorë”.

Duje ju referuar arsyetimeve të presidentit të Kosovës për mospjesëmarrje në Samit, Rama ia përmendi Thaçit takimet e më hershme ku ishin pjesë edhe përfaqësuesit e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, të cilat sipas tij nuk kishin qenë pengesë në të kaluarën.

“Dua të jem sa më i qartë dhe sa më i drejtpërdrejtë me të gjithë ata që nuk kuptojnë apo bëjnë se nuk kuptojnë. Së pari, në kujtesën time jemi takuar, jemi ulur, kemi biseduar dhe kemi dakorduar gjithçka që shkruhet tanimë jo si dokument mirëkuptimi, por si plan veprimi në mes të gjatë liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në Sofje, Londër, Trieste, Bruksel, Paris, Vienë, Durrës, Shkup, Ulqin pra me sa unë kujtoj nuk më rezulton se në të gjithë këto takime Serbia apo Bosnje e Hercegovina, e kishin njohur Kosovën, por kjo nuk e ka penguar as presidentin e Kosovës e as kryeministrin e Kosovës të marrin pjesë dhe të flasin në emër të Kosovës, si të barabartë me të tjerët dhe të dakordsohen për të gjitha elementet e kësaj nisme në dokumente, të bashkëmiratuar me partnerët evropianë”, ka thënë ai.

Rama ka thumbuar edhe Isa Mustrafën i cili për idenë e mini shengenit e ka cilësuar si një krijim e një Jugosllavie të re, e për këtë Rama ka thënë se kush fletë për Jugosllavi ka jetuar gjatë në të dhe mbase është i lidhur për kujtimet e Jugosllavisë.

Takimi i radhës mes trinomit Rama, Zaev dhe Vuçiq do të mbahet me 21 dhjetor në Durrës, ku do të marrë pjesë përfaqësuesi i politikës së jashtme i BE-së.

“Me 21 dhejtor mbledhja e radhës në Durrës, morëm konfirmimin se do të jetë përfaqësuesi i BE-së Josep Borrel dhe do të marrë pjesë në këtë proces i një vazhdimësi e një rrugë të nisur kohë më parë.

Rama shpreson se në Durrës do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Kosovës dhe Malit të Zi. /Gazeta Sinjali/