Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar sulmin e forcave palestineze të Hamas mbi Izraelin, çka solli qindra të vdekur, por dhe nisjen e luftimeve mes dy vendeve.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se Shqipëria qëndron në krah të Izraelit dhe se dënon sulmin terrorist që shkaktoi qindra të vdekur, dhe rrëmbimin e disa personave.
Kujtojmë që një ditë më parë forcat e Hamas goditën Izraelin duke shkaktuar më shumë se 700 viktima deri tani në radhët e izraelitëve, si dhe mbi 400 të vdekur në radhët e palestinezëve pas raketave të Izraelit si shenjë hakmarrjeje.
Postimi i Ramës:
Shqipëria qëndron me IZRAELIN
Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave të sulmit terrorist atrofik dhe të njerëzve të pafajshëm të marrë peng nga terroristët.