Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me njërën nga gazetaret me të njohura, Christiane Amanpour, kanë uruar Kosovën me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.
“Urime pavarësia Kosovë”, dëgjohen të thonë Amanpour e Rama.
“Me legjendën e CNN dhe reporteren e paharrueshme të luftës së Kosovës, Christiane Amanpour, një urim për pavarësinë e Kosovë”, shkroi Rama.