image Rama reagon pas fjalimit në KiE: Është normale të mos ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori

Shqipëri

Rama reagon pas fjalimit në KiE: Është normale të mos ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori

news image

Pasi Këshilli i Evropës ia refuzoi ftesën për darkë pune që e kishte organizuar misioni i Shqipërisë në Strasburg, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, përcjell Sinjali.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbajtur dje një fjalim të gjatë në Asamblenë e Këshillit të Evropës kundër raportit të Dick Martyt dhe asaj çfarë kishte bërë Këshilli në të kaluarën. Fjalimi i kreut të Qeverisë shqiptare në mbrojtje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe krerëve të saj, kanë shkaktuar reagime të shumta meqë jo të gjithëve iu kanë pëlqyer.

Kjo ka bërë që disa prej përfaqësuesve të shteteve të ndryshme në KiE të anulojnë pjesëmarrjen në darkën që misioni i Shqipërisë kishte organizuar.

Kryemnistri Rama ka reaguar për këtë dhe ka thënë se është normale që të mos ndjehesh mire kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve.

“Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg, megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja. E mirëkuptueshme. S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!”, ka shkruar në Twitter Kryeministri Rama.

Postimi i plotë:

Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg, megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit,ishte arsyeja.E mirëkuptueshme.S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!

Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri.

Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra!#NjerëzPaAtdhe #KatranMeBojë

/GazetaSinjali/