Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi të ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ashtu siç kishte vepruar dy ditë më parë me fotografinë e ish-presidentit, Thaçi, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë fotografi, Rama e ka shoqëruar me mbishkrimin “Liria ka emër” në llogarinë e tij në Facebook.
Rama kishte dalë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale e Hagës.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, si dhe kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, po gjykohen nga Gjykata e Hagës për krime lufte.