Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën sot me një lajm të mirë, shkruan Gazeta Sinjali.
Teksa ka publikuar fotografitë e një bebeje të porsalindur, bashkangjitur këtij postimi Rama ka njoftuar se bonusi i bebes (40,000 – 120,000 lekë të reja) u ka shkuar prindërve të 15 mijë e 713 të porsalindurve në 6 muajt e parë të vitit 2020.
“MIRËMËNGJES ???? dhe me këto pamje të triumfit të jetës e të dashurisë, e duke ju informuar se bonusi i bebes (40,000 – 120,000 lekë të reja) u ka shkuar prindërve të 15,713 të porsalindurve në 6 muajt e parë të 2020, ju uroj një të dielë të paqtë”, ka shkruar kryeministri Rama./Gazeta Sinjali/