image Rama: Prishtinën s’po e shoh më si jetime

Politikë

Rama: Prishtinën s’po e shoh më si jetime

news image

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur mbi situatën se si ai po e sheh tash kryeqytetin prej se është bërë prijës i tij.

Rama tha se tash, Prishtinën po e sheh me sy më ndryshe, sepse sipas tij, kryeqytetin nuk po e sheh më si jetim.

“Tash, po e shoh me sy ndryshe Prishtinën, për arsye se nuk e shoh më si jetim Prishtinën. Tash e ka dikë që ia ndien për të, me i ndihmuar qytetit dhe qytetarëve të Prishtinës”, është shprehur Rama në Klan Kosova.

Më tej, Rama tha se Prishtinën po e do më shumë, sepse sipas tij, tash është në mbrojtjen e tij.

“Duke u takuar shumë e më shumë me ekipet e komunës dhe me mundësitë që mundemi me i zhvillu për të mirën e Prishtinës vetëbesimin e kam edhe më të lartë se mundemi më bë ndryshime pozitive”.

“Kështu që, Prishtinën po e dua më shumë sepse tash është nën mbrojtjen time dhe jemi çdo ditë duke bërë plane për ta bërë mirë e më mirë”, është shprehur Rama./GazetaSinjali/