image Rama pret Tajanin: Gati për firmosjen e Marrëveshjes së Pensioneve të shqiptarëve në Itali

Shqipëri

Rama pret Tajanin: Gati për firmosjen e Marrëveshjes së Pensioneve të shqiptarëve në Itali

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Pas këtij takimi, Rama njoftoi se tashmë është gati firmosja e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali.

“Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani. Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

/GazetaSinjali/