image Rama pret në takim liderët politikë të shqiptarëve në Maqedoni

Shqipëri

Rama pret në takim liderët politikë të shqiptarëve në Maqedoni

news image

Assesi të mblidhen në Shkup, por me shumë gjasa, liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë do të ulën në një tryezë në Tiranë.

Tentimin e fundit për ta thirrur tryezën e partive politike shqiptare, që doli si mekanizëm nga deklarata e përbashkët, e pati Lëvizja Besa, e cila u bëri thirrje në tetor të vitit të kaluar që të ulën forcat politike shqiptare për të diskutuar për heqjen e 20%. Por kësaj thirrje askush nuk iu përgjigj.

E nuk ka interes për të riaktivizuar këtë mekanizëm as nga BDI-ja, posaçërisht për temën e 20%, duke mos dashur që kjo iniciativë karshi faktorit ndërkombëtar të duket si kushtëzim për ndryshimet kushtetuese që duhet të ndodhin këtë vit.

Sipas informatave të fundit që vijnë nga burime partiake, ftesa që nuk mund të refuzohet nga asnjë kryetar i një partie shqiptare, vjen nga Tirana, nga Kryeministri shqiptar Edi Rama.

Se ka ardhur ftesë deri tek të gjitha partitë e konfirmojnë burime të larta partiake.

Takimi, siç percjell KlanM, pritet të mbahet të martën në mbrëmje, e tema e takimit ende nuk është zbuluar për opinionin.

/GazetaSinjali/