image Rama: Plani franko-gjerman më i miri, shpresoj të ketë dialog pa kthim

Politikë

Rama: Plani franko-gjerman më i miri, shpresoj të ketë dialog pa kthim

news image

Në konferencën për shtyp që po mban me homologun malazez, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për zhvillimet më të fundit sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Albin Kurti dhe Vuçiç pritet të takohen pasditen e sotme për të diskutuar planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Rama e vlerësoi planin franko gjerman të propozuar si ndër më të mirët për dialogun ndërsa shtoi se çështja mes dy vendeve të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim dhe më shpejt sesa “superfuqitë t’i marrin përveshi sa herë që grinden në oborrin pas shkollës.

“Nuk ka asnjë rrugë tjetër, çdo rrugë tjetër është iluzion që i krijohet popullit për politikë, për vota, për luftëra të brendshme, por që nuk ka lidhje me të ardhmen dhe unë dua shumë që të shpresoj dhe jam me gjithë zemër dhe mendje i angazhuar që lutem që çështja mes Serbisë dhe Kosovës të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim dhe më shpejt sesa vonë të jetë një çështje e të dyja vendeve dhe të mos jetë nevoja që superfuqitë t’i marrin përveshi sa herë që grinden në oborrin pas shkollës.

Mendoj që marrëveshja e bazuar në planin franko-gjerman është më e mira gjë që ka qenë ndonjëherë në tavolinë, por ky është thjesht një opinion. Respektoj sovranitetin e të dy palëve për të vendosur. Është e pashmangshme që Shqipëria të jemi në krah të qeverisë së Kosovës, që iu uroj me gjithë zemër kthjellësi dhe vendosshmëri dhe sukses.”, tha Rama.

/GazetaSinjali/