Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë për media, i pyetur nëse ai e kishte udhëzuar presidentin Hashim Thaçin për dorëheqjen ose jo nga pozita pas ngritjes së aktakuzës, u përgjigj “Unë ta udhëzoj gjarprin?”.
“Unë të udhëzoj gjarprin?, Kështu e ka pasur pseduonimin gjatë luftës, unë jo, unë nuk kam udhëzuar atë, secili ka këndvështrimin e vet për arritjen e qëllimit, por sigurisht duhet të jemi respektues kur mendojmë ndryshe nga njëri tjetri”, tha Rama.
Më tutje Rama tha se aktualisht tema kryesore nuk është as integrimi i Shqipërisë apo i Kosovës në BE, por njohja e Kosovës nga Serbia.
“Kjo është tema jonë më e madhe, integrimi në BE-ne i Shqipërisë apo i vetë Kosovës, por nuk është aq e madhe sa njohja e Kosovës si shtet sovran edhe nga Serbia”, u shpreh Rama./ Gazeta Sinjali/