image Rama për "Sunny Hill": Nga viti i ardhshëm mbahet në Prishtinë përherë

Politikë

Rama për “Sunny Hill”: Nga viti i ardhshëm mbahet në Prishtinë përherë

news image

Pas debatit i cili u shkaktua rreth anulimit të festivalit “Sunny Hill”, i cili planifikohej të mbahej në Prishtinë, ka folur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama tha në konferencë për media, se ky festival do të mbahet në Prishtinë, nga viti i ardhshëm dhe do të jetë i përhershëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Tash e tutje për çfarëdo arsye, këtë vit është marrë vendimi të mbahet në Tiranë, por nga viti i ardhshëm e tutje do të jetë në Prishtinë i përhershëm“, tha Rama.

Kryetari i kryeqytetit fajësoi qeverinë, që festivali nuk u vendos të mbahet në Prishtinë.

Është kryekëput faji i qeverisë së Kosovës, që festivali u zhvendos në Tiranë“, u shpreh Rama.

/GazetaSinjali/