Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ngritja e aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, është një hata në vete.
Rama gjithashtu tha se ky njoftim i Dhomës së Prokurorit të Specializuar flet sikur Kosova është agresori dhe jo Serbia.
“Sështë një aktakuzë por një njoftim, sikur flitet për pjesëtarët e një vendi agresorësh e jo sikur një vend i cili ishte viktimë nga agresori. Flitet për obstruksion apo për përpjekje për pengim, që është një hata në vete, pasi unë jam dëshmitarë”, tha Rama.
Rama më tutje tha se 21 vjet pas luftës, zyrtarë të lartë të shtetit të Serbisë nuk janë dënuar sa duhet duke pasur parasyshë që ishin agresorë në territorin e Kosovës./ Gazeta Sinjali/