image Rama për Kurtin: Larg qoftë ta detyroj të vijë në Tiranë, quhet “kidnapim”

Politikë

Rama për Kurtin: Larg qoftë ta detyroj të vijë në Tiranë, quhet “kidnapim”

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili është duke zhvulluar turin e tij ballkanik, e që momentalisht ndodhet në Mal të Zi, në një konferencë për media është pyetur rreth marrëdhënieve të qeverive Kosovë-Shqipëri, si dhe raportet me kryeministrin Kurti, raporton Sinjali.

Rama tha se me Kurtin nuk ka asnjë problem personal, e institucional, por qëndrime të kundërta me një sitautë të caktuar.

Ai teksa filste për Procesin e Berlinit, i cili do të mbahet më 17 korrik në Tiranë, tha se Kurtin në këtë proces do ta ftoj, por që nuk është detyra e tij, siç shprehet ai, ta sjell me doemos.

“Unë mendoj që kjo bota ku jam unë është më e madhe se bota ku është Albini, ai është shkëputur nga bota me aleatë dhe është në një botë më të mbyllur. Unë respektoj. Unë kam për detyrë ta ftoj jo ta sjell, larg qoftë ta kidnapoj unë e të futem në listën e atyre që janë kriminelë për hir të Serbisë.

Ai është i ftuar si gjithë të tjerët, unë e kam bërë të qartë se takim kryeministrash pa kryeministrin e Kosovës nuk ka por nuk përjashtohet që mos të vijë, por shpresoj të vijë. Mos thoni pastaj se ti the që s’do të vijë dhe ai nuk erdhi”, përfundoi Edi Rama.

/GazetaSinjali/