image Rama për djegien e posterit në Graçanicë: Mjeranë, që forcojnë kujtesën e njerëzve për emrin e lirisë

Shqipëri

Rama për djegien e posterit në Graçanicë: Mjeranë, që forcojnë kujtesën e njerëzve për emrin e lirisë

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ndaj vandalizimit të sloganit “Liria ka Emër” nga serbët e Graçanicës.

Përmes një statusi në Faceebook, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe posterin e dëmtuar, por me fotografi të komandantit legjendar Adem Jashari, Rama i ka quajtur mjeranë ata që djegin flamuj, simbole apo postera.

Rama po ashtu ka shtuar se këto veprime e forcojnë kujtesën e njerëzve për emrin e lirisë. /Gazeta Sinjali/