image Rama për dinarin: Kosova ka të drejtë të pamohueshme të zbatojë Kushtetutën e saj - të koordinohet me aleatët

Politikë

Rama për dinarin: Kosova ka të drejtë të pamohueshme të zbatojë Kushtetutën e saj – të koordinohet me aleatët

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar publikisht pas vendimin të Bankës Qendrore të Kosovës për të hequr nga tregu monedhën serbe, dinarin.

Shefi i qeverisë shqiptare kërkoi nga Kosova të koordinohet me aleatët, të cilët kanë kërkuar pezullimin e kësaj mase, pasi sipas tyre mund të nxisë tensione të reja në Kosovë.

Sipas Ramës, pas ngjarjes së Banjskës, Kosova ka detyrën primare, që të ruajë ekuilibrin dhe fokusin e saj.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, ka shkruar Rama.

/GazetaSinjali/