image Rama pas ndaljes së punimeve në mbindërtim: Nuk lejohen në asnjë rrethanë (FOTO)

Sociale

Rama pas ndaljes së punimeve në mbindërtim: Nuk lejohen në asnjë rrethanë (FOTO)

news image

Drejtoria e Inspekcionit në komunën e Prishtinës ka ndërprerë punimet e një mbindërtimi në lagjen “Bregu i Diellit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas kësaj ka reaguar kryetari Përparim Rama, duke thënë se ndërtimet e tilla nuk lejohen në asnjë mënyrë.

“Sot, pas raportimit nga disa banorë të shqetësuar, për një mbindërtim në lagjen Bregu i Diellit, menjëherë kemi ndërmarrë masat e nevojshme për të ndalur ndërtimin.

Inspekcioni ka ndalur punimet e paligjshme, dhe ju siguroj se dënimet për këto raste do të jenë të pa falshme“, ka shkruar Rama.

/GazetaSinjali/