Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për media ka konfirmuar se është anuluar mbledhja e dy qeverive, e cila ishte paraparë të mbahet gjatë ditës së nesërme në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.
Ai gjatë kësaj konference la të nënkuptohej se bashkësia euro-atlantike ka vendosur sanksione për Kosovën.
“Shpresojë shumë që do të mund të takohemi për të ballafaquar opinionet në kushtet ku jemi në prag të një lëvizje të planit, se nuk ma zë as goja të flas për sanksionet ndaj një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit”
“Kam shumë frikë se plani që është në plan realisht, realisht shumë i rëndë për Kosovën do të vihet në lëvizje”
“Halli është i Kosovës, por është edhe i shqiptarëve, i kombit shqiptar, qe rrezikon të dalë në një dritë jo të mirë në sytë e atyre që e kanë bërë këtë komb. Halli nuk është i kryeministrit, por i qytetarëve të Kosovës dhe i të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Rama.
Ndërsa, i pyetur se në mesin e këtyre sanksioneve a është edhe heqja e vizave, ai tha se nuk i takon të flas.
Rama tha se Shqipëria e ka shumë problem të zhvillohet ky takim mes dy shteteve sepse sipas tij, “Shqipëria nuk është një UFO, nuk operon e izoluar”.
Gjithashtu, ai shtoi se pavarësisht përplasjeve Kurtin e ka mbështetur në mbajtjen e zgjedhjeve në veri
“Sot nuk ndajmë opinionin mbi mënyrën mbi të cilën po veprohet, por gjithashtu ne si vend jemi 100 për qind kundër mënyrës si po veprohet”, shtoi Rama.