image Rama: Nuk u abuzua vetëm një fëmijë, u turpëruam të gjithë ne si shoqëri!

Kosovë

Rama: Nuk u abuzua vetëm një fëmijë, u turpëruam të gjithë ne si shoqëri!

news image

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka reaguar ndaj rastit të 11 vjeçares që dyshohet se u dhunua nga pesë persona.

Rama tha se pas këtij rasti u turpëruam të gjithë si shoqëri.

Ai theksoi se të gjithë duhet të bashkëpunojnë që raste të tilla makabre të mos ndodhin më.

“Është koha që ne të gjithë: gra, burra, vajza, djem, dhe sidomos ne si përfaqësues kryesorë të institucioneve publike, të bashkëpunojmë që raste të tilla të mos ndodhin më. Nuk u abuzua vetëm një fëmijë, u turpëruam të gjithë ne si shoqëri!” – tha Rama.

/GazetaSinjali/