image Rama njofton rritjen e çmimit të energjisë: Së shpejti do të vendosim

Shqipëri

Rama njofton rritjen e çmimit të energjisë: Së shpejti do të vendosim

news image

Në Kongresin e Partisë Socialiste kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar rritjen e çmimit të energjisë për ata që konsumojnë më shumë. Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se së shpejti do të vendoset një çmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë energji elektrike shumë më tepër se masa e gjerë.

“Ne së shpejti do të vendosim një çmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë energji elektrike shumë më tepër se masa e gjerë se janë më të pasur, për të mos lejuar që pensionistët tanë të kenë një dhimbje koke të shtuar, për shkak të faturës së energjisë, por 5% e konsumatorëve që konsumojnë 25% të energjisë nuk mund dhe nuk do të vazhdojmë t’i mbajmë me të njëjtën përkujdesje siç bëjmë për pensionistët, mësuesit e punonjësve të zakonshëm në shtet a privat, siç bëjmë për 95% të konsumatorëve, ai 5% do të duhet të marrë pjesë me para në këtë përpjekje të përbashkët se kjo është një situatë e jashtëzakonshme ku përpjekja e jashtëzakonshme nuk i kërkohet atyre që kanë më pak por atyre që kanë më shumë”, është shprehur Rama, shkruan A2CNN.

Duke folur për rritjen e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë, Rama u shpreh se goditja mbi çmimet prek drejtpërdrejt dy hallka të zinxhirit të jetës sonë ekonomike e shoqërore

“Kjo fatkeqësi e treta radhazi në 3 vjet, vret, plagos e përzë miliona njerëz por shtrembëron hallka të zinxhirit ekonomik të mbarë botës, duke goditur çmimet e produkteve bazë për ushqimin e njerëzve dhe zhvillimin e vendeve.  Goditja mbi çmimet prek drejtpërdrejt dy hallka të zinxhirit të jetës sonë ekonomike e shoqërore, cenon ata me të ardhura më të ulëta, ata që kanë nevojë për transport publik, ata që jetojnë duke punuar tokën”.

“Kërcënon investimet publike e private që janë motorë të gjenerimit të të ardhurave për dhjetëra mijëra njerëz të punësuar në mbarë shoqërinë. Për të parët qeveria reagoi menjëherë, paketa sociale kompenson rritje. Sot qeveria vazhdon paguan diferencën e faturës në 729 mijë familje dhe 96 mijë biznese të vogla. Kjo kërkon shumë para që hiqen nga diku tjetër, ndërkohë që ne nuk e dimë dhe sa kohë duhet të përballemi me këtë çmenduri në çmimin e energjisë elektrike”.

/GazetaSinjali/