Kryeministri Edi Rama ishte në Shkodër për përmbylljen e fushatës elektorale ku përveç thirrjes për të votuar kandidatin e Partisë Socialiste, Benet Beci nuk munguan as batutat.
Duke qenë se Shkodra njihet si bastion i djathtë, Rama tha se asnjëherë s’kishte parë aq shumë njerëz të mbledhur në mbështetje të tyre në atë qytet.
“Por, kam vetëm një merak, a do kemi hudhër a s’do kemi hudhër. Unë hudhër quaj kur del njëri që thotë ‘Rama ik!’. Kështu që ai erdhi e tha dhe iku me marr lekët tani, por unë them që t’i bëjmë një duartrokitje se falë atij ne na merr të keqen syri i keq ditën e diel,” – u shpreh Rama.
Ai solli në vëmendje dhe ndryshimet në Tropojë, ku u shpreh se qytetarët atje pa praninë e kamerave pohojnë se ndryshimet e bëra në qytet për 4 vite, janë më shumë se ato të 40 viteve.