Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se 15 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë në Shqipëri gjatë ditës së nesërme.
Rama, gjatë vizitës në shtëpinë e të moshuarve ku po vazhdon vaksinimi, shtoi se brenda dy javëve të para të marsit edhe COVAX do të nisë furnizimin me vaksinën AstraZeneca, e cila nuk është aprovuar për personat mbi 65-vjeç.
“Nesër mbërrijnë 15 mijë doza nga Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve. Sfida është të garantojmë një sasi të konsiderueshme dhe të kemi lajme të mira shumë shpejt, por mos të flasim përpara kohe”, deklaroi Rama. /Gazeta Sinjali/