Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte pjesë e Samitit për Demokraci që filloi sot, nikoqir i së cilit është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Në fjalimin e tij, Rama tha se në rrugëtimin e Shqipërisë për demokraci, miqësia me ShBA-në ishte jetike dhe se ky shtet është duke e luftuar plotësisht korrupsionin.
“Në këtë rrugëtim, miqësia dhe partneriteti me SHBA-në, kanë qenë jetike për të çuar përpara aspiratat demokratike. Në këtë proces ne po pastrojmë sistemin tonë gjyqësor, sipas modelit të demokracive. Në të njëjtën kohë jemi plotësisht të organizuar të luftojmë korrupsionin”. tha ndër të tjera ai./GazetaSinjali/