image Rama në konferencë: Unë jam këtu për një nevojë kombëtare

Politikë

Rama në konferencë: Unë jam këtu për një nevojë kombëtare

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë tha se vizita e tij në Kosovë ka të bëjë me një nevojë kombëtare.

“Unë jam këtu për një nevojë kombëtare, t’i jap mbështetje Kosovës dhe gjithë përfaqësuesve politikë të saj, në kushte që ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë”, u shpreh Rama.

Rama gjithashtu tha se Kosova është në proces të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor nga Bashkimi Evropian.

“Kosova është zhvilluar si proces i pandashëm nga procesi i shtetndërtimit. Madje në këtë formë është formuluar edhe në strategjinë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor nga BE-ja”, tha ai.

Ndërkaq, sa i përket aktakuzës të ngritur nga Dhoma e Prokurorit të Specializuar ndaj presidentit Hashim Thaçi, tha se është një komunikatë fletërrufe e pashembullt.

“Komunikata e ashtuquajtur për mua si fletërrufe, është e pashembullt dhe e kombinuar me momentin e publikimit të saj përbën një arsye pavarësisht nëse publikimi i saj është i rastësishëm apo i qëllimshëm në prag të një takimi me rëndësi në Shtëpinë e Bardhë”, shtoi Rama./ Gazeta Sinjali/