image Rama në interpelancë në kuvend për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së

Rama në interpelancë në kuvend për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së

news image

Ditën e sotme pritet të ketë debate në Kuvend ku çështja kryesore pritet të jetë dosja e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe akuzat e ngritura nga opozita për kryeministrin Edi Rama. Kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar një interpelancë urgjente me kreun e qeverisë.

E njëjta kërkesë është bërë nga mbështetësit e Berishës por këta të fundit kanë kërkuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që debati me mocion të mos jetë me limit kohor. Mbetet për t’u parë nëse Kuvendi do ta fusë në rend dite këtë kërkesë apo të vijohet vetëm me interpelancën urgjente, shkruan abcnews.al.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse kreu i qeverisë do të marrë pjesë apo do t’ia delegojë ndonjërit prej anëtarëve të kabinetit. Sakaq, theksojmë se Kuvendi përjashtoi për 10 ditë nga seancat Berishën, vendim që u mor pas përplasjeve të forta dhe bllokimit të foltores javën e kaluar.

Opozita ka hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë dhe takimet me ish zyrtarin e FBI-së i ka përdorur si “arsenal” armësh duke e akuzuar se ka lobuar përmes McGonigal kundër saj.

/GazetaSinjali/