image Rama në Berlin kërkon zgjidhje për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën

Politikë

Rama në Berlin kërkon zgjidhje për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka ngritur çështjen e mosliberalizimit të vizave për Kosovën në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin.

Pas Samitit për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, Rama përmendi se sa çuditshëm mund të tingëllojë për kosovarët fakti se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe liderët tjerë të rajonit nënshkruan marrëveshje për lëvizjen e lirë, ndërsa ata s’mund të lëvizin lirshëm praktikisht në Bashimin Europian.

“Sigurisht që mund të tingëllojë paksa e çuditshme ose e huaj për popullin e Kosovës që derisa po bëhet një hap tjetër përmes Qeverisë për të nënshkruar këtë liri të lëvizjes me letërnjoftime, ata ende nuk mund të lëvizin lirshëm si çdokush tjetër në rajon kur bëhet fjalë për Bashkimin Europian dhe me të vërtetë shpresoj që kjo të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Rama.

Ai tha se Procesi i Berlinit i mblodhi liderët e rajonit dhe tha se “kur u bëmë këtu bashkë për herë të parë, ishim urryer me shekuj”.

“Është tejet e rëndësishme ajo që kemi nënshkruar sot. Këto marrëveshje kanë qenë të bllokuara për dy apo tri vjet. Kancelari ka punuar fort për ta bindur secilin që të nënshkruajë”, tha Rama.

Marrëveshje të tilla, ai tha se janë nënshkruar nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut në kuadër të Ballkanit të Hapur.

“Tri nënshkrime të rëndësishme, pra, që tashmë i kishim brenda kuadrit të Ballkanit të Hapur. Është shumë me rëndësi që secili të jetë i përfshirë brenda kësaj kornize të tri marrëveshje”, tha kryeministri shqiptar.

/GazetaSinjali/