image Rama ndalon televizionet të ftojnë më shumë se dy mysafirë në studio

Rajon

Rajon/ Rama ndalon televizionet të ftojnë më shumë se dy mysafirë në studio

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot se që nga java e ardhshme të gjitha televizionet duhet të ndërpresin programet me më shumë se dy të ftuar në studio.

“Duhet që prej ditës së hënë të gjitha kompanitë mediatike që kryejnë shërbime televizive të ndërpresin çdo lloj programi me më shumë se dy persona në studio”.

“Studiot televizive të cilat punojnë në mjedise me ajër të kondicionuar dhe mbledhin më shumë se sa dy persona për spektakle apo programe të llojeve dhe formateve të ndryshme, janë vatra të rrezikshme në luftë me armikun e padukshëm”, njoftoi Rama./Gazeta Sinjali/