image Rama: Narko-testi të fillojë prej kryeministrit e presidentes, ta dinë populli prej kujt po qeveriset

Sociale

Rama: Narko-testi të fillojë prej kryeministrit e presidentes, ta dinë populli prej kujt po qeveriset

news image

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është PRO që zyrtarët e shtetit ta bëjnë testin e përdorimit të narkotikëve.

Ideja e narko-testit u diskutua pas arrestimit të asambleistit të LVV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besnik Mujeci për trafikim droge, teksa Rama tha se nuk frikësohet që ta bëjë këtë test.

“Absolutisht… Absolutisht nuk frikësohem. Mundemi me e bë sot, tash. Pa kurrfarë problemi”, tha Rama në Frontal.

Gjithsesi, ai shtoi se testimi i përdorimit të narkotikëve do të duhej të fillonte prej majes së qeverisjes.

“Unë mendoj që duhet me fillu prej kryeministrit, presidentes e poshtë. Duhet me ditë populli prej kujt po qeveriset, në çfarë niveli psiqik, mendor janë”, tha ai.

“Nëse është iniciativë e Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë absolutisht jam pas saj. Ta bëjmë për të gjithë”, u shpreh i pari i Prishtinës, Përparim Rama.

/GazetaSinjali/