image "Republika nuk zmbrapset", VV publikon një video për arrestimin e Millenkoviq-Llunes

Politikë

“Republika nuk zmbrapset”, VV publikon një video për arrestimin e Millenkoviq-Llunes

news image

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video rreth ngjarjes së djeshme, ku Policia e Kosovës arriti të arrestojë njërin nga të dyshuarit lidhur me sulmin që ndodhi dy javë më parë.

Me anë të videos, Vetëvendosje ka publikuar fillimisht pamjet e rrahjes së dy qytetarëve në veri, dhe më pas tregohet se është arestuar Millenkoviq-Llune.

“Republika nuk zmbrapset!

Prijësi i bandave fashiste që sulmoi KFOR-in, Policinë e Kosovës, dhe dy të rinjtë shqiptarë, Milun Milenkovic – Llune, që njëherazi është edhe njëri prej udhëheqësve të formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” u arrestua dje nga Policia e Kosovës”, ka shkruar VV në Facebook.

/GazetaSinjali/