Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një dedikim drejtuar kancelares, Angela Merkel, pasi që u largua, pas 16 vjetësh, nga drejtimi i Gjermanisë.
Ai, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, i ka uruar asaj mbarësi e shëndet në kapitullin e ri të jetës.
“Faleminderit Angela dhe paç mbarësi e shëndet në kapitullin e ri të jetës tënde të jashtëzakonshme!”, ka shkruar Rama./GazetaSinjali/