image Rama mbron Haradinajn: Babai i tij i dha luftës më shumë djem sesa ka parti në Kosovë

Rajon

Rama mbron Haradinajn: Babai i tij i dha luftës më shumë djem sesa ka parti në Kosovë

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në Kuvend ka mbajtur fjalim lidhur me aktakuzën e ngritur nga Specialja ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Rama ndër të tjerash ka thënë se vet ai ka qenë dëshmitarë okular kohën sa Haradinaj përballej me drejtësinë në Gjykatën e Hagës.

Rama theksoi se babai i Ramush Haradinajt i ka dhënë djem luftës më shumë se sa ka parti në Kosovë.

Kur Haradinaj merrej me këtë sagë, unë jam dëshmitar i një vizite në shtëpinë e të atit, i cili i ka dhënë luftës më shumë djem se sa janë krijuar parti politike në Kosovë. Më pas në shtëpinë e tij në Prishtinë, ku e shoqja, një nënë që rriste fëmijët e vetme, në mes të shtëpisë ishte një kosh, që mbante të vegjlit.”, është shprehur Rama./ Gazeta Sinjali/