Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov nuk e mbështet nismën e “Ballkanit të Hapur”, pavarësisht deklaratës së tij disa ditë më parë se vendet perëndimore urdhëruan bllokimin e udhëtimit të tij në Beograd, për të mos lejuar që ai të mbështeste këtë nismë.
Rama duke komentuar deklaratat e ministrit të Jashtëm rus, Lavrov, tha se bëhet fjalë për një peshkaqen të nivelit shumë të lartë të oqeanit të diplomacisë botërore, i cili sipas tij, është i mirënjohur për sarkazmat e tij dhe kësisoj sipas Ramës, shumë peshq rënë në rrjedhën e trukeve të tij, shkruan Gazeta Sinjali.
“Nëse ai do të ishte mbështetës i Ballkanit të Hapur, do të ishte këtu. Ai do të ishte ai mbështetës dhe Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja që nuk e duan Ballkanin e Hapur janë këtu. Këtë e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të Mbyllur. Ballkani i Hapur është për njerëzit”, tha kryeministri Rama.
Ndryshe, Vuçiq ka mohuar deklaratat e ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov se “Ballkani i Hapur” është mbështetur nga Moska.
I pari i Serbisë, Vuçiq, tha se është krenar me politikën që bën Serbia, duke shtuar se nuk ka turp nga marrëdhëniet që ka shteti serb me Federatën Ruse.
“Askush tjetër nuk ishte përveç nesh, në përgatitjen e idesë“, tha presidenti serb Vuçiq.
Vuçiq rikujtoi se ideja e kësaj nisme ishte e tij, ish-kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.