image Rama: Kush flet për lindjen e Jugosllavisë, është ende i lidhur për kujtimet jugosllave

Kosovë

Reagim/ Rama: Kush flet për lindjen e Jugosllavisë, është ende i lidhur për kujtimet jugosllave

news image

Pas takimit të trinomit Rama, Zaev dhe Vuçiq në Ohër për marrëveshjen e mini shengenit kryeministri i Shqipërisë ka thumbuar Kryetarin e LDK-së Isa Mustafën dhe atë të LVV-së Albin Kurtin.

Rama gjatë një konferencë për media ka thënë se kush fletë për Jugosllavi ka jetuar gjatë në të dhe mbase është i lidhur për kujtimet e Jugosllavisë. Ai poashtu ka kundërshtuar edhe zërat për krijimin e Shqipërisë së madhe.

Ky reagim i Ramës ka ardhur pas deklarimit të Isa Mustafës i cili ka thënë se ideja e Mini-Shengenit çon në një Jugosllavi të re.

“Kush fol për Jugosllavi mbase ka jetuar shumë gjatë në Jugosllavi, unë nuk kam jetuar as një ditë në Jugosllavi, dhe kush flet për lindjen e Jugosllavisë mase është ende i lidhur për kujtimet e Jugosllavisë, unë nuk kam asnjë kujtim nga Jugosllavia dhe kush flet për Shqipërinë e madhe dhe unë i flas për heqje të kufirit në mes të Shqipërisë dhe Kosovës tani duhet të heshtë nuk ka mundësi që të jem mini Jugosllav dhe Shqiptaro madh unë jam një qytetar evropian” , ka thëmë Rama

Më herët, gjatë ditës kreu i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në facebook theksoi se Mini-shengeni është një Mini-Jugosllavi, që kësaj here po bëhet pa Kroacinë e Slloveninë, por me Shqipërinë në të.

Ai ka shtuar se politikat e Mini-shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga integrimi evropian dhe i çojnë në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia.

“Në shikim të parë duken projekte atraktive, por në esencë qojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë. Janë ide që nuk i kemi përkrahur sa e kemi drejtuar qeverinë dhe nuk do ti përkrahim si Lidhje Demokratike e Kosovës, as në pozitë dhe as në opozitë. Ashtu siç nuk përkrahim ndryshimin e kufijve shtetëror të Kosovës” , ka thënë Isa Mustafa. /Gazeta Sinjali/