image Rama: Kurti llogaritjet i bënë si vetadministrimi jugosllav

Rama: Kurti llogaritjet i bënë si vetadministrimi jugosllav

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas mbledhje së dy qeverive kanë mbajtur një konferencë për media.

Rama është pyetur në lidhje me Marrëveshjen e Washingtonit, ku tha se nuk përmban asgjë të re.

“Mendimi im për Marrëveshjen e Washingtonit është i njohur, po e përsëris shkurtimisht, marrëveshja s’ka asnjë gjë të re, është thjesht një konfirmim i atyre që janë diskutuar dhe nuk janë zbatuar nga procesi i Berlinit, por kjo ka rëndësi në një aspekt tjetër ka rikthyer Kosovën aty ku duhet të jetë ndërkombëtarësh dhe kjo i dedikohet kryeministrit Hoti”, ka thënë Rama.

Rama, ish- kryeministrin, Albin Kurti e ka quajtur revolucionar që përdorë plagët në funksion të luftës së vet politike.

“Të hapin luftëra imagjinare që shkojnë në absurdin që të hapet një luftë imagjinare me ShBA-të, me gjithë mungesën e modestisë kam kohë që e them këtë gjë por kush nuk më dëgjon mua të dëgjojë BE-të dhe ShBA-të. Kosova nuk ia ka borxh asnjë politikani e asnjë revolucionari, dhe asnjë figure qorrsokakun që shfrytëzon pikërisht ato plagë që duhet kuruar por për të përdorur ato plagë në funksion të luftës së vet politike”, ka thënë Rama.

Ndërsa i pyetur për MiniShengenin, Rama ka thënë se në këtë proces nuk e di se si i bënë Kurti llogarit pasi që përfiton ai e ka portin.

“Unë e di si i bën Albini llogaritë dhe më rezulton se në aspektin ekonomik është si vet administrimi jugosllav, si mund të mos përfitojë ai që e ka portin dhe që kryen aq volum tregtar, dhe përfiton një aktor që e shfrytëzon portin, këtë me siguri e gjen Albini por këtë nuk e gjej unë dot”, ka thënë tutje Rama./ Gazeta Sinjali /