Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova në 18 vjetorin e vdekjes së tij.
Rama rikujtimin për të e nisi me sloganin “LiraKaEmër”, teksa tha se sot kanë edhe më shumë arsye për ta nderuar.
“#LiriaKaEmër *18 vite pa Ibrahim Rugovën mes nesh, po edhe 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim përpara këtij monumenti të kujtesës sonë kombëtare“, ka shkruar Rama.