image Rama: Kosova është futur në kurthin që ia bëri vetes - ta pranojë planin franko-gjerman pa humbur kohë

Politikë

Rama: Kosova është futur në kurthin që ia bëri vetes – ta pranojë planin franko-gjerman pa humbur kohë

news image

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në konferencën me presidentin francez Emmanuel Macron, tha se Shqipëria do të mbështesë një proces europianizimi me vepra dhe jo me fjalë.

Gjatë këtij komunikimi, kryeministri Rama teksa u ndal tek konflikti Kosovë-Serbi, tha se Kosova ka në tavolinë planin franko-gjerman, të cilin sipas tij nuk duhet ta refuzojë.

“Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por nuk ka qenë kurrë më mirë. Por do të ishte dramatike të humbiste një të  drejtë për të lëvizur lirisht në BE. Ndërkohë të dyja palët kanë në tavolinë planin franko-gjerman që është gjëja më e mirë që mund ti ndodhë Kosovës. Unë dua të përsëris që presidenti Klinton kur ishte këtu në verë, më tha thuaji miqve në Prishtinë se si i ndodhi Palestinës, që kjo sot nuk kishte ndodhur. Tha në verë, ‘shiko ku është Palestina”. Por kjo marrëveshje që është sot në tavolinë , nëse nuk e firmos nuk kthehet më. Por unë them sot që është një vend që nuk është shkatërruar nga Izraeli, por nga një grup pengmarrësish. Unë jam i bindur që e mira e madhe e Kosovës është jo që të ulet në tavolinë, por të firmosë të gjithë marrëveshjen edhe sikur Serbia të mos e dojë kurrë, dhe më pas t’ja lërë në dorë BE. Sepse e bën për veten e vet, paqja bëhet për vete, ajo bëhet me armikun nuk bëhet me mikun. Nuk mund të flasësh në telefon me mikun që t’i thotë armikut”. Kosova ka në krah të gjithë çlirimtarët dhe njohësit e saj dhe që të mbytet me një lugë ujë, se çfarë thotë apo apo presidenti i Serbisë, por duhet të sillet drejt rrugës Europiane. Këto janë mundësi themeltare për ta çuar përpara procesin e paqes, për mua as që nuk diskutohet që Shqipëria do të mbajë flamurin e paqes, dialogut pa u kapur se çfarë bëri ai tjetri. Më rrënqethet mishi kur mendoj që mund të ketë një ndalim të procesit të liberalimizit të vizave. Të gjitha ato që ndodhën në veri të Kosovës janë të papranueshme, zija kombëtare në Beograd ishte një skandal europian, por kjo nuk mund të jetë një arsye për të frenuar procesin”, tha ai./ abcnews.al/

/GazetaSinjali/