image Rama kërkon ndëshkim ekstrem ndaj autorit që vrau tetë vjeçarin në Fier

Shqipëri

Rama kërkon ndëshkim ekstrem ndaj autorit që vrau tetë vjeçarin në Fier

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj vrasjes së tetë vjeçarit në Fier nga fqinji i tij.

Rama ka ngushëlluar familjen e të ndjerit dhe ka kërkuar ndëshkim maksimal për kryesin e kësaj vepre kriminale.

“E pangushëllueshme për prindërit, familjen e të afërmit dhimbja e humbjes tragjike të vogëlushit Mateo, nga Grecallia e Fierit, e cila tronditi mbarë shoqërinë pasditen e djeshme. Reagimi i menjëhershëm dhe shpejtësia e kapjes së autorit nga Policia e Shtetit, duhet medoemos të pasohen nga ndëshkimi më ekstrem i drejtësisë për autorin e barbarisë tronditëse”.

“Asgjë nuk e shlyen humbjen dhe lehtëson peshën e kësaj barbarie mbi zemrën e mendjen e nënës, babait e familjarëve të vogëlushit, por duke u shprehur atyre ngushëllimet më vëllazërore, presim me padurim verdiktin e merituar të drejtësisë”, ka shkruar Rama në Facebook./GazetaSinjali/