Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar se procesi për bërjen e shumicës në asamblenë komunale është duke vazhduar.
Ai në një prononcim para mediave, derisa është duke u votuar për kryesuesin ka theksuar se është përgjegjësi e tij dhe asamblistëve që të kthehet besimi.
“I kam bërë thirrje të gjitha partive dhe qytetarëve që të na bashkohen dhe ta krijojmë partneritetin që t’i ndajmë përgjegjësitë për të mirën e qytetarëve. Na duhet shumica dhe jemi në proces që ta bëjmë atë. Kemi një pozitivitet në këtë aspekt”, është shprehur Rama./GazetaSinjali/