image Rama: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, si pushtimi i Trojës

Shqipëri

Rama: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, si pushtimi i Trojës

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, të njëllojtë me pushtimin e Trojës, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë pavarësisht  “jo”-së së radhës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian nuk kanë ndryshuar.

U deshën disa vite për të pushtuar Trojën. Në të njëjtën mënyrë po përparon edhe përvoja e vendeve të Ballkanit në radhët e BE”, tha Rama, duke përsëritur shprehjen tashmë të zakonshme, se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut “po presin për Godonë”, duke risjellë në vëmendje titullin e dramës së Samuel Beckett,

Megjithatë, Rama theksoi vendosmërinë e Shqipërisë për t’iu bashkuar unionit.

Vendet e Ballkanit kanë vite që janë në proces integrimi dhe do të bëjnë gjithçka për të qenë anëtare të BE. Nuk kemi alternativë tjetër dhe nuk duam të kërkojmë për alternativë tjetër”, tha ai në një intervistë për The Economist. /Gazeta Sinjali/