image Rama insiston për Minishengenin: Na përgatit për në Bashkimin Evropian

Rajon

Rajon/ Rama insiston për Minishengenin: Na përgatit për në Bashkimin Evropian

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin e Atlantikut, foli edhe për Minishengenin Ballkanik. Sipas tij, ky proces i përgatit vendet e Ballkanit Perëndimor për në Bashkimin Evropian.

Rama thotë se minishengeni Ballkanik minon procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe sipas tij ky proces duhet të vazhdojë, duke shtuar se vazhdimisht kërkon nga Serbia që të njohë Kosovën e pavarur.

“Për momentin jam tradhtari i përlyer për imagjinatën e njerëzve që nuk e kuptojnë që nuk mund të ndërtosh paqe me të njëjtat instrumente dhe armë që ke luftuar për liri. Ajo që po përpiqemi të bëjmë dhe që mendoj se duhet të vazhdoj të bëjmë është që këtë shengen ta çojmë përpara. Është një shengen rajonal për të theksuar projektin e zbatimit të katër lirive të BE, të njerëzve, mallrave, kapiteleve dhe shërbimeve. Nuk është një alternativë karshi BE, kjo është të bëjmë me njëri-tjetrin atë që nuk mund të bëjmë me vendet e BE. Kjo është një përgatitje për t’u bërë anëtarë të BE”, ka thënë fillimisht ai.

Më tutje, kryeministri Rama ka thënë se për Serbinë njohja e Kosovës është një makth që duhet të ç’lirohet.

“Nuk mund të shkojmë kurrkund nëse mbetemi në tregje të vogla dhe ta shohim njeri tjetrin me syrin se çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Nuk minon procesin e dialogut Kosovë-Serbi që duhet të vazhdojë. Qysh prej ditës së parë kam thënë që Serbia duhet ta njohë Kosovën. Për Serbinë është një makth që duhet të çlirohet. Na duhet të gjejmë se çfarë dhe ku mund të punojnë së bashku”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/